Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar kryetarin aktual të Ferizajit Agim Aliun, njëkohësisht fitues i zgjedhjeve në këtë komunë pa balotazh.
Krasniqi ka thënë se Aliu nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së PDK-së.
“Shembulli i tij si kryetar dhe vullneti për ta shndërruar Ferizajn në referencë të zhvillimit për mbarë Kosovën, na bën krenar dhe të motivuar për më shumë punë e përkushtim.”, thotë Krasniqi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në Ferizajn e qytetarëve që i japin shpirt besimit në demokraci dhe qeverisje të përgjegjshme, për t’ua uruar atyre zhvillimin që i pret në katër vitet e ardhshme me Agim Aliun në krye.
Agim Aliu nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë.
Shembulli i tij si kryetar dhe vullneti për ta shndërruar Ferizajn në referencë të zhvillimit për mbarë Kosovën, na bën krenar dhe të motivuar për më shumë punë e përkushtim.
Urime Ferizajas për kulturën e lartë politike e qytetare. Punë të mbarë Kryetar Aliu!