Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë nëpërmjet një postimi në Facebook se kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të Prishtinës Uran Ismaili i ka dhënë zemër e dashni Prishtinës.
Krasniqi ka thënë se me vullnetin e tij, Ismaili ka rrezatuar lidhjen që i duhet qytetit me politikën, ku që të dyja janë në funskion të qytetarit.
“Ai është fituesi i zemrave dhe respektit të qytetarëve të Prishtinës, duke u bërë model për të ardhmen që ne do ta ndërtojmë, sepse vërtetë Urani na dëshmoi se Prishtina na bashkon.”, shkruan Krasniqi.
Ky është postimi i tij i plotë:
