Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë sot se do të mbyllen të gjitha institucionet paralele të shtetit të Kosovës.
Ai tha se nuk i bëjnë publicitet se cilat do të mbyllen dhe kur, por dha zotimin se të gjitha do të mbyllen, raporton Gazeta Express.
“Jo vetëm institucionet e sigurisë kanë informacione mbi aktivitetet e ndryshme të duplifikimit të institucioneve, por edhe mediat kanë lirinë, mundësinë dhe logjistikën që – shteti tash me sigurinë në veri – të bëjnë edhe kësi raportime që janë shumë të rëndësishme. Nuk kam çka të shtoj pos që nuk ka në Kosovë hapësirë për asnjë institucion paralel të shtetit. Ato do të mbyllen që të gjitha. Tash mund të kemi diskutime pse është mbyllur kjo dhe jo ajo, por krejt çka dua të them është se ato do të mbyllen, tha ai, duke shtuar se “ku janë dhe kur do të mbyllen nuk do të shkojmë me një publicitet”.