Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKrasniqi takon Hovenier: Zgjedhjet s’kanë alternativë, vendi s’duhet të ndëshkohet për shkak...

Krasniqi takon Hovenier: Zgjedhjet s’kanë alternativë, vendi s’duhet të ndëshkohet për shkak të një individi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuan për situatën aktuale politike.

Pas takimit me Hovenier, Krasniqi ka shkruar në Facebook se zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme.

Ai tha se i ka thënë ambsadorit amerikan që Kosova nuk duhet të ndërshkohet për shkak të një individi.

“Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombetarë, janë tërësisht të papranueshme. Ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht, Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”, tha Krasniqi.

I pari i PDK-së njoftoi se e ka falenderuar ambasadorin Hovenier për “përkushtimin e jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve”.

“Ambasadorin amerikan e falënderova për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rrolin e saj konstruktiv në shërbim të këtij interesi”, ka shkruar ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments