Monday, January 20, 2025
HomeLajmeKrasniqi takohet me kandidatët e bashkuar në Iniciativën Qytetare “Mitrovica”

Krasniqi takohet me kandidatët e bashkuar në Iniciativën Qytetare “Mitrovica”

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi deklaroi se bashkimi i shqiptarëve, boshnjakëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, pa dallime etnike e partiake, për të garuar të bashkuar e pa flamuj partiak në Mitrovicë të Veriut, është shembull i jashtëzakonshëm i unitetit karshi nevojave të qytetarëve.

 

Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi në selinë e PDK-së, me kandidatët e bashkuar në Iniciativën Qytetare “Mitrovica”, me të cilët ka biseduar për përgatitjet e deritashme që kanë bërë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Gjatë diskutimit të përbashkët me Erden Atiq, kandidat për kryetar komune që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Skender Sadiku, bartës i listës nga shoqëria civile dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Petrit Miftari nga shoqëria civile, Nedzat Ugljanin nga VAKAT dhe Betim Osmani nga Aleanca Kosova e Re, diskutuam për sfidat me të cilat po ballafaqohen dhe nevojën e bashkëpunimit të tyre për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve në këtë komunë”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Ai ka thënë se vota e qytetarëve të Mitrovicës së Veriut për këtë listë të përbashkët, është votë për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë atje.

“Është votë që qytetarët e veriut të vendit të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e veta, në trojet e veta, në shtetin e vet”, është shprehur ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments