Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me fituesin e zgjedhjeve në Komunën e Mitrovicës, Bedri Hamza nga radhët e këtij subjekti politik.
Ai ka thënë se së bashku me Hamzën kanë shkuar në ëmbëltoren “Ballkani” në Mitrovicë, ku ishin takuar edhe më 31 korrik, kur Hamza edhe kishte marrë vendim për t’i hyrë garës për të parin e kësaj komune.
“Me 31 korrik, bashkë me Bedri Hamzën ishim në Ëmbëltoren “Ballkan”, në Mitrovicë, atë ditë kur Bedriu iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të hapur një epokë të re për këtë qytet të dashur për ne. U rikthyem sonte në “Ballkan” për t’u ëmbëlsuar e për të reflektuar për këtë epokë të re, që qytetarët e Mitrovicës e hapën dje me besimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj Bedriut”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai ka thënë se fitorja e Hamzës është fitore e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës pa dallim, duke thënë se është krenar me shembullin e përgjegjësisë qytetare që kanë treguar votuesit në këtë komunë.
Postimi i plotë: