Kryetari i PDK- së, Memli Krasniqi, e ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Ai ka thënë se sot e kujtojnë dhe nderojnë figurën e Rugovës dhe angazhimin e gjatë të tij politik për shtet të pavarur dhe sovran.
“Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran.”