Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar pasi që nuk ka kaluar raporti i komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e mandateve.
Ai ka thënë se kjo parti s’mund të votojë këtë raport i cili është kundërkushtetues.‘‘Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta votojë një raport, i cili është në kundërshtim me kushtetutën. Nëse do të ndodhë ajo që është kërkuar qysh herët, pra dorëheqja nga pozicionet ekzekutive, atëherë mund të ndryshojë situata.’’, ka thënë ai mes tjerash.