Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me vdekjen e artistes, Burbuqe Berisha.
Krasniqi tha se e njëjta iku herët, derisa kishte plane e projekte para vetës.
Memli Krasniqi shtoi se Bubuqja i dha teatrit e kinematografisë kosovare, si regjisore e si profesoreshë.
“Ajo ishte një profesioniste shembull dhe një punëtore e madhe. Por, mbi të gjitha ajo ishte një mike e sinqertë dhe e dashur me të gjithë”, shtoi ai.
Postimi i plotë:
Sa i trishtë lajmi për vdekjen e mikes sime, artistes së shquar, Burbuqe Berisha! Sa herët iku, kur ende kishte aq shumë plane e projekte para vetes.
Burbuqja i dha shumë teatrit e kinematografisë kosovare, si regjisore e si profesoreshë. Ajo ishte një profesioniste shembull dhe një punëtore e madhe. Por, mbi të gjitha, ajo ishte një mike e sinqertë dhe e dashur me të gjithë.
Kisha fatin e madh të bashkëpunojë gjatë me të, në përpjekjet tona të përbashkëta për ta zhvilluar teatrin e kinematografinë dhe për ta dërguar artin tonë në skenat e mëdha botërore. Shumë suksese të Kosovës e mbajnë edhe emrin e punën e saj. Buqja la pas një trashëgimi të madhe artistike në teatër e film. Na la shumë kujtime. Dhe do të na mungojë shumë!
Ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit artistik dhe të gjithë atyre që e njohën e patën nderin të punojnë me të.