Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi në fshtrat e Zveçanit dhe Zubin Potokut: Dy kryetarët po kontribuojnë...

Krasniqi në fshtrat e Zveçanit dhe Zubin Potokut: Dy kryetarët po kontribuojnë në paqe, në shtensionimin e situatës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka vizituar Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku është pritur nga dy kryetarët e komunave, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri.

Krasniqi tha se ka parë nga afër “sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime”.

“Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre”, shkroi Krasniqi në Facebook.

“Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës”, shtoi kryetari i PDK-së.

Dy kryetarët, Peci dhe Zeqiri, kanë vendosur ta përfillin kërkesën e ndërkombëtarëve për të punuar nga objektet alternative dhe jo nga objektet komunale, derisa të gjendet një zgjidhje.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments