Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Drenas atje ku partia e tij është në balotazh.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se kandidati i partisë së tij, Ramiz Lladrovci, ka dëshmuar se PDK nuk mund të thyhet nga askush.
“Besimi i qytetarëve të Drenasit në kryetarin Ramiz Lladrovci dhe në Partinë Demokratike të Kosovës ishte dhe mbetet i palëkundur”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Gryka e Llapushnikut nga sonte ka filluar festën e madhe të fitores së Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Ramiz Lladrovci, që do të rikonfirmohet me 14 nëntor.
Atmosfera mobilizuese me qytetarë, aktivistë e përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas po e përmbyllë punën e madhe të kryetarit Lladrovci në këtë fushatë, e cila dëshmoi se PDK nuk mund të thyhet nga askush.
Besimi i qytetarëve të Drenasit në kryetarin Ramiz Lladrovci dhe në Partinë Demokratike të Kosovës ishte dhe mbetet i palëkundur.
Siç është vlerësuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare, qeverisja në Drenas do të vazhdojë të jetë transparente, e ndershme dhe gjithpërfshirëse, sepse Ramiz Lladrovci nuk di dhe nuk mund të qeverisë ndryshe.