Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi ndaj protestës së FIT-it: “Kjo fotografi është e vërteta e turpshme...

Krasniqi ndaj protestës së FIT-it: “Kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj protestës së zhvilluar nga Njësia Speciale Intervenuese (FIT), para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Krasniqi tha se këto fotografi nuk është dashur t’i shohim kurrë dhe se kjo fotografi është e vertëta e turpshme e Qeverisë, siç e quajti ai të “paaftë”, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

E vërteta e kësaj Qeverie!

Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta.

Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments