Connah’s Quay dhe Prishtina janë duke u përballur në kuadër të ndeshjes kthyese të Ligës së Konferencës.
Pjesa e parë mes Connah’s Quay dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat 1-2.
Connah’s kaluan të parët në epërsi me golin e Jamie Insall në min e 3’.
Në vazhdim Prishtina morri iniciativën e lojës dhe ia doli ta barazojë rezultatin në min e 29’ përmes Endrit Krasniqit.
Prishtina nuk u ndal dhe arriti të marrë epërsinë në min e 36’ kur realizoi sërish Krasniqi.
Tani Prishtina është shumë afër kualifikimit tutje pasi edhe ndeshjen e parë e kanë fituar me rezultat 4-1.