Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi: Çfarë turpi, deputetët e pushtetit me paga 2000 euro sot votuan...

Krasniqi: Çfarë turpi, deputetët e pushtetit me paga 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kuvendi e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur.

Kreu i PDK-së tha se deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës.

“A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, tha Krasniqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments