Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKQZ’ja ka një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që duan të votojnë...

KQZ’ja ka një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që duan të votojnë në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KQZ’ja ka bërë me dije se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht.

“Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532. Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/ Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Periudha e votimit përmes postës, 15 shtator – 15 tetor 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.

Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532.

Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments