Friday, February 21, 2025
HomeLajmeKosovaKQZ: Votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe...

KQZ: Votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato nga jashtë numërohen ditëve në vazhdim

Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit po shkon drejt përfundimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve kur janë procesuar 90.41% e vendvotimeve nga votat e numëruara për kanidatët e partive politike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë do të numërohen “gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.

“Po ashtu, në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, numërimi i të cilave do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, shkroi ai në Facebook.

Elezi tha se “pas numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e rezultateve të plotësuar në vendvotime, proces i cili është zhvilluar dhe po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, në platformën elektronike https://rezultatet2025.net janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”.

“Në këto rezultate janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit dhe se rezultatet e vendvotimeve tjera do të publikohen në mënyrë progresive”, sqaroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments