Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKQZ: Rezultatet e komunave tjera do të shpallen pa pritur vendimin për...

KQZ: Rezultatet e komunave tjera do të shpallen pa pritur vendimin për Hanin e Elezit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 43 vendvotimeve, ku tetë prej tyre u takojnë zgjedhjeve për kryetar. Ndërsa rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale të 17 tetorit do të publikohen pasi të përfundojnë të gjitha procedurat paraprake.

 

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, në një konferencë për media sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Në këto momente në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po fillon rinumërimi i disa vendvotimeve të cilat u takojnë komunave të ndryshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 43 vendvotimeve, nga ky numër i përgjithshëm i vendvotimeve do të rinumërohen 8 prej tyre u takojnë zgjedhjeve për kryetarë në këto komuna: Gjilan, Klinë, Rahovec, Podujeve, Prizren, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri,” tha Elezi.

Po ashtu Elezi shtoi se 35 vendvotimet e tjera u takojnë zgjedhjeve për kuvende komunale.

“Ndërsa 35 vendvotime të tjera u takojnë zgjedhjeve për kuvende komunale nga këto komuna: Prizren shtatë vendvotime, Prishtinë gjashtë, Skenderaj katër, Pejë katër, Podujevë tri, Deçan, Drenas, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Rahovec, Suharekë dhe Viti nga një vendvotim. Këto vendvotime do të rinumërohen pasi që gjatë procesit të hetimit të rezultateve të njëjtit nuk kanë mundur të regjistrohen si të rregullt pasi ka pasur mos përputhje të votave të subjekteve politike me votat e kandidatëve apo edhe të kategorive të fletëvotimeve,” ka thënë Elezi.

Ai ndërkaq ka folur edhe rreth zgjedhjeve në Han të Elezit, pasi që Supremja vendosi që të mos shkohet në rivotim në këtë komunë, duke i dhënë kështu të drejtë PDK-së, e cila u ankua ndaj vendimit të PZAP-it për anulim të katër vendvotimeve.

Elezi shtoi se KQZ do të shpallë rezultatet për kryetar të komunave pas përfundimit të procedurave.

“Ne jemi të vetëdijshëm se çështja e komunës së Hanit të Elezit është duke u trajtuar në institucionet përkatëse, por meqenëse çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të 37 komunave të tjera, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara”, tha Elezi.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte anuluar zgjedhjet për kryetar të Hanit të Elezit, pas ankesës së kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma. PDK ka parashtruar ndërkohë ankesë në Gjykatën Supreme, e cila ka vendosur që në Han të Elezit megjithatë të mos shkohet në rivotim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments