Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ e ka miratuar rekomandimin e sekretariatit të këtij institucioni për rinumërimin e disa vendvotimeve sipas vendimeve të PZAP-së.
“KQZ me datën 9 dhe 10 nëntor ka pranuar disa vendime të tjera nga PZAP, përmes të cilëve aprovohen ankesat e një numri të caktuar të kandidateve për kuvendin komunal. Në bazë të këtyre vendimeve, kërkohet nga KQZ që të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve apo votave të kandidatëve të një numri të caktuar të vendvotimeve”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.
Ai bëri të ditur se janë rreth 155 vendvotime që do të rinumërohen, të cilët i takojnë komunave te ndryshme të Kosovës, dhe se po ashtu PZAP ka vendosur edhe për rinumërimin e 10 kutive të votave përmes postës.
Pra, janë rreth 23.78 përqind e vendvotimeve qe duhet te rinumërohen, sipas vendimit te PZAP-së.