Friday, September 20, 2024
HomeLajmeKosovaKQZ-ja miraton listën preliminare të votuesve – 2 milionë votues në zgjedhjet...

KQZ-ja miraton listën preliminare të votuesve – 2 milionë votues në zgjedhjet e 9 shkurtit, mbi 161 mijë më shumë se 2021-n

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Raportin e Listës Preliminare të Votuesve, listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve, raporton Ekonomia Online.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, të drejtë vote kanë 2,047,148 votues, pra 161,700 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet e Lokale 2021, të mbajtura me datë 17 tetor 2021.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar te Subjekteve Politike, Besnik Buzhala ka njoftuar se KQZ-ja ka pranuar deklarimin e një koalicionit mes dy partive politike.

Tutje ai shtoi se sipas ligjit partitë e regjistruara që duan te marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit kanë afatin e fundit deri të premten ta njoftojnë KQZ-n.

“Është duke vazhduar për deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Deri më tani KQZ ka pranuar deklarimin e një koalicioni ndërmjet dy partive politike të regjistruara: Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara në Kosovë, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që më së largu deri më 30 gusht 2024 (16:00) ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike. Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen”, ka thënë Buzhala.

Gjithashtu, partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments