Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKoSSev: Në kufirin Kosovë-Serbi pranohen letërnjoftimet e institucioneve paralele, në atë Kosovë-Maqedoni...

KoSSev: Në kufirin Kosovë-Serbi pranohen letërnjoftimet e institucioneve paralele, në atë Kosovë-Maqedoni jo

Aleksander Aresnijevic, kreu i iniciativës “Srpski Opstanak”, ka njoftuar në llogarinë e tij në ‘facebook’ se policët kufitar të Republikës së Kosovës nuk e kanë lejuar që të kalojë në Maqedoninë e Veriut me një letërnjoftim të lëshuar nga institucionet paralele të Serbisë.

Siç ka treguar Arsenijevic ai nuk është lejuar të vazhdojë tutje për në Maqedoninë e Veriut nga pala kosovare, të cilët i kanë treguar se letërnjoftimet e lëshuar nga institucionet paralele të Serbisë s’janë të vlefshme.

“Siç më kanë thënë ata, dokumentet e institucioneve paralele s’janë valide”, ka thënë Aresnijevic, shkruan KoSsev.

Në një përgjigje për KoSsev, Aresnijevic ka thënë se policët kufitar i kanë konfirmuar se me një letërnjoftim të tillë s’mund të vazhdojë tutje.

KoSSev tutje shkruan se me letërnjoftim të lëshuar nga institucionet paralele të Serbisë mund të futesh në Kosovë nëse hyn nga Serbia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments