Në një foto të siguruar , shihet kolona të gjata të veturave në pritje për ta kaluar kufirin në Morinë.
Kujtojmë se nga data 06 shtator, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të jeni pajisur me:
• Pasaportë vaksinimi, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë; OSE
• Test PCR të kryer brenda 72 orëve; OSE
• Test antigen i shpejtë kryer brenda 48 orëve OSE
• Dokument/provë që vërteton se e keni kaluar ose jeni shëruar nga Covid-19 i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit;
• Këto kritere aplikohen edhe për ata udhëtarë që kalojnë tranzit në Shqipëri;
• Fëmijët deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga këto kritere.
• Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër përmendura, duhet të vetë izolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer test në fund të izolimit.