Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovarët nuk e ndërrojnë Durrësin për pushimet e verës

Kosovarët nuk e ndërrojnë Durrësin për pushimet e verës

Qytetarë të shumtë kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për të kaluar fundjavën në bregdetin e Durrësit.

Ndonëse nuk ka nisur ende sezoni dhe çadrat janë të pakta, pushuesit po shfrytëzojnë hapësirën e lirë të brezit të rërës për banjo dielli, lojëra dhe shëtitje buzë detit.

Nuk janë vetëm pushuesit ditorë. Pushuesve kryesisht nga Tirana dhe Durrësi u shtohen në fundjavë dhe ata Kosova e Maqedonia e Veriut, si dhe shumë turistë të huaj.

Ky muaj është ideal për të bërë plazh dhe shijuar gjithçka ofron Durrësi. Moti është i ngrohtë dhe dielli nuk është ende përvëlues. Temperaturat e ajrit shënojnë mbi 20 gradë Celsius.

Trafiku nuk është ende i rënduar, ndërsa hotelet dhe operatorët turistikë ofrojnë paketa promovuese tepër të mira për ata që mund të pushojnë buzë Adriatikut në këtë stinë./Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments