Wednesday, November 27, 2024
HomeTop LajmetKosovarët e tepruan me bakllava e ëmbëlsira për Bajram, shumë prej tyre...

Kosovarët e tepruan me bakllava e ëmbëlsira për Bajram, shumë prej tyre përfunduan në QKUK

Dje shumëkush mund t’ia ketë tepruar me bakllava dhe ëmbëlsira.

Por, dikush edhe ia pa sherrin ngrënies së këtyre ushqimeve që janë tradicionale për festën e Bajramit e gati nuk mungojnë në asnjë shtëpi.

Pati të tillë që u bënë edhe për Klinikën Emergjente në QKUK.

Mjekja kujdestare në këtë klinikë, Vjollca Haklaj, tha së gjatë ditës kishte qytetarë që kërkuan ndihmë shëndetësore duke shtuar se konsumimi i ëmbëlsirave ka ndikuar sidomos te pacientët me diabet e hipertension.

“Kjo ka ndikuar më shumë te pjesa internistike ku vijnë më tepër pacientët me hipertension, diabet, sëmundje të zemrës, apo probleme me lukth”.

Megjithatë, numri më i madh i atyre që shkuan në Emergjencë ishte si pasojë e aksidenteve të shumta që kanë ndodhur në ditën e Fitër Bajramit.

“Si çdo ditë feste edhe sot numri i pacientëve ka qenë dukshëm më i madh në orët e pasdites, derisa në orët e paradites ka qenë fluks më i vogël i pacientëve. Fluksi ka filluar në orën 12:30, derisa vazhdon edhe tani pasi e kemi të mbushur me pacientë pjesën e Reanimacionit dhe atë Internistike”.

“Pacientët që kërkojnë më tepër ndihmë, si në çdo ditë feste edhe sot, janë nga aksidentet që janë në numër të shumtë duke përfshirë të gjitha rajonet, por sot me numër më të madh të aksidenteve kanë qenë Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova dhe komunat e tjera”.

Haklaj në Klan Kosova, deklaroi se personat që kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente të QKUK-së kanë qenë me lëndime të lehta, të mesme dhe ato më të rënda, por fatmirësisht nuk është shënuar asnjë vdekje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments