Saturday, November 23, 2024
HomeSportKosova U21 arrin fitore në “Fadil Vokrri”, mposht Andorrën U21

Kosova U21 arrin fitore në “Fadil Vokrri”, mposht Andorrën U21

Kosova U21 ka arritur të marrë tre pikë të rëndësishme ndaj Andorrës U21.

 

Në pjesën e parë Kosova nuk arriti të shënojë kështu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin baras pa gola.

Në pjesën e dytë, djemtë e selektorit Nees u treguan të saktë në minutat e fundit.

Dion Berisha u inkuadrua në min 82’ dhe menjëherë realizoi gol për t’i dhënë avantazhin Kosovës.

Berisha asistoi edhe në golin e dytë, të cilin e shënoi Marleku në min 85’.

Kosova me këto pikë barazohet me Shqipërinë në Grupin G.

Rezultati përfundimtar, Kosova U21 2-0 Andorra U21.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments