Kombëtarja e Kosovës U17 sot e ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore me Kombëtaren e Turqisë U18.
Dardanët U17 pësuan humbje pavarësisht paraqitjes së mirë që patën, me rezultat 1:0.
Të përzgjedhurit e Arsim Abazit nuk arritën të konkretizojnë rastet që kishin, veçmas në pjesën e dytë kur u liruan nga presioni dhe shfaqën lojë dukshëm më të mirë.
Megjithatë, mysafirët të cilët ishin një gjeneratë më e madhe, në periudhën kur Dardanët bënin përpjekje për të gjetur rrugën e golit, arritën të zhbllokojnë shifrat pas një korneri të shkurtër në minutën e 80-të, kur realizoi Yaşar Kavas.
Goli i Kavas mjaftoi që Turqia të fitojë ndeshjen me rezultat 0-1.