Kosova i mëson kundërshtarët e vet për edicionin 2022/23 të Ligës së Kombeve, ku sot në orën 18:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i grupeve.
“Dardanët” bëjnë gara në Ligën C ku janë edhe kombëtaret e forta si Turqia, Greqia, Sllovakia.
“Verdhëekaltërit” me barazimin 1:1 ndaj Greqisë e mbaroi rrugëtimin e saj për botërorin e vitit 2022.
Sot do të nisë një etapë të ri.
Ky është viti i tretë që ky kompeticion organizohet dhe siparin do e ngrejë në qershorin e ardhshëm.
Ashtu si formatin e vjetshëm, Liga e Kombeve do të ndahet në katër liga: A, B, C, D, ku në tri të parat do të kemi nga 16 skuadra të cilat do të ndahen në katër grupe me nga katër skuadra.