Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen e parë në histori në një kampionat botëror, duke mposhtur Gjeorgjinë.
“Dardanët” ia dolën të triumfojnë me rezultat minimal 0 – 1, ku zhvilluan paraqitje shumë të mirë.
Elbasan Rashani nisi një aksion duke pasuar te Valon Berisha që harkoi për Vedat Muriqin, ky i fundit goditi me kokë dhe topin e devijoi Khochalova (18’) – VIDEO.
Dy skuadrat pastaj krijuan edhe disa aksione që ishin të pasuksesshme.
Në pjesën e dytë, Kosova luajti edhe më mirë duke poseduar më shumë topin dhe ndërtuar aksione të shkëlqyeshme, që gjithashtu u mungonte finalizimi.
Sulmuesi Lirim Kastrati humbi një rast të 100 për qindtë një kundër një me portierin, gjë që ishte rasti më i rrezikshëm në këtë pjesë.
Në fakt, Kosova gjeti golin sërish përmes Vedat Muriqit, mirëpo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Gjeorgjia në fund provoi të krijonte aksione, mirëpo mbrojtja e Kosovës ishte thjeshtë e çeliktë.
Vlen të ceket edhe debutimi i Mirlind Kryeziut në minutat e fundit të kohës së rregullt.
Kjo fitore për Kosovën është e para në histori për Kampionat Botëror, derisa tani renditën në pozitën e tretë me tre pikë, derisa Gjeorgjia në fund me një sosh.
Ndërkohë, pas tre ditëve, “Dardanët” e motivuar e presin Greqinë në “Fadil Vokrri”, kurse me 8 shtator i bëjnë ‘konak’ Spanjës.