Papunësia e të rinjve në Ballkanin Perëndimor është dyfish më e lartë në krahasim me Bashkimin Evropian. Ndërsa Kosova prin me nivelin më të lartë të papunësisë.
Gjysma e të rinjve në Kosovë janë të papunë. Apo thënë më saktësisht 49,1% e të rinjve nuk punojnë.
E menjëherë pas Kosovës vjen Bosnje dhe Hercegovina me 36,6%. Pastaj Mali i Zi me 36%.
Maqedonia e Veriut renditet e katërta me 35,7% të të rinjve që nuk punojnë.
Serbia dhe Shqipëria kanë një dallim shumë të vogël prej 0,01%, raporton REL.
Me 26,6% të të rinjve që nuk punojnë, Serbia del e parafundit në këtë skemë. Ndërsa Shqipëria është shteti që qëndron më së miri sa i përket të rinjve të punësuar me 26,5%.