Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKosova përmendet 3 herë në deklaratën e G7, ministrat s’e përfillin Ballkanin...

Kosova përmendet 3 herë në deklaratën e G7, ministrat s’e përfillin Ballkanin e Hapur

Sot në Gjermani u mblodhën ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga G7, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo që ra në sy në këtë deklaratë ishte edhe përmendja e Kosovës për tre herë kur flitet për Ballkanin Perëndimor dhe shpërfillja e idesë së Ballkanit të Hapur, që shtyhet kryesisht nga kryeminsitri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Në fokus të deklaratës, ka qenë thirrja drejtuar Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut konstruktiv, që lehtësohet nga BE-ja.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, G7 ka lavdëruar Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për sinkronizimin e plotë me politikat e jashtme të BE-së, në vendosjen dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kërkojmë nga Serbia që ta bëjë të njëjtën”, thuhet në deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments