Sot zhvillohen ndeshjet e katërta në grupe të FIBA European Challenger U16 për meshkuj në Prishtinë.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo përballje zhvillohet nga ora 17:00.
Dardanët janë liderë të grupit me tri fitore në tri ndeshje, kurse kuqezinjtë kanë një fitore dhe dy humbje.
Basketbollistët e rinj të Kosovës kanë mundur Maltën 117:20, Moldavinë 122:42 dhe Gjibraltarin 98:19.
Ndërsa Shqipëria ka fituar ndaj Moldavisë 67:56, kurse ka pësuar humbje nga Gjibraltari 52:56 dhe Luksemburgu 73:53.
Të gjithë të pranishmit në palestër duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale