Basketbollistet e Kosovës A femrat të shtunën (nesër) do të përballen me Irlandën në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.
Ndeshja të zhvillohet nga ora 16:00, në Qipro, aty ku po zhvillohet ky Kampionat.
Kosova ishte në Grupin B, ku përfundoi e dyta, me një fitore ndaj Qipros 70 -68 dhe një humbje nga Luksemburgu 65-94. Luksemburgu përfundoi në vendin e parë në grup me dy fitore, kurse Qipro e fundit me dy humbje.
Ndërkohë, Irlanda ka shënuar dy fitore në grupin e saj, duke mundur Andorrën 104-33 dhe Maltën 48-78.
Për Kosovën A kjo është hera e parë që paraqitet në një garë ndërkombëtare. Edhe pse takimi ndaj Irlandës vlerësohet i vështirë, nuk mungon motivimi në kampin e Kosovës.
Gjysmëfinalja tjetër është mes Luksemburgut dhe Maltës, që zhvillohet të shtunën nga ora 19:00. Ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë zhvillohen të dielën.