Kosova ka parakaluar në Stadiumin Olimpik të Japonisë në ceremoninë hapëse.
Kosova ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” e përfaqësuar nga sportistët e saj në Stadiumin Olimpik të Japonisë, shkruan lajmi.net.
Në ekipin olimpik të Kosovës në parakalim përbëhet nga tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë, ndërsa mungojnë tre sportistë për shkaqe të agjendës, pasi ata do të ndeshen nesër.
Sportistët që mungojnë janë, xhudistja Distria Krsaniqi, mundësi Egzon Shala dhe atleti Musa Hajdari.
Kosova parakaloi e 67-ta me radhë e kryesuar nga Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.