PISA ka publikuar edhe rezultatet e testimit për vitin 2022. Kosova ka dalë jashtëzakonisht keq, duke u renditur në pjesën e fundit të listës së shteteve, si për matematikë, shkencë e lexim, shkruan Express.
Sa iu për ketë rezultateve në matematikë, Kosova renditet në vendin e shtatë prej fundit të listës, me 355 pikë, apo krahasuar me vitin 2018, 11 pikë më pak.
Në shkencë, Kosova renditet e katërta prej fundit, me 357 pikë, apo tetë pikë më keq sesa në vitin 2018.
Sa i përket leximit, Kosova po ashtu zë fundin e tabelës, me 342 pikë apo 11 pikë më pak se në vitin 2018.
Në vitin 2018, nxënësit kosovarë kishin shënuar në lexim 353 pikë, në matematikë 366 dhe në shkencë 365./GazetaExpress/






