Xhudistja kosovare Distria Krasniqi nuk ka arritur të stoliset me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror që është duke u mbajtur në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi u mposht në “Repechage” nga xhudistja prej Mongolisë, Urantsetseg Munkhbat.
Ndeshja ishte mjaftë interesante dhe e baraspeshuar me kohën e rregullt që u mbyll pa fitues.
Në “Golden Score”, dy xhudistët morën nga dy kartonë të verdhë, derisa pas gjashtë minutave, ishin gjyqtarët që e shpallen Munkhbat fitues.