Spanja po avancon 1-0 ndaj Kosovës.
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Spanjës me rezultat 0-1.
‘Dardanët’ e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe patën disa aksione të rrezikshme përmes Milot Rashicës.
Megjithatë përkundër rasteve të Kosovës, ishte Spanja ajo që kaloi në epërsi në min e 32’ me Pablo Fornals që realizoi një gol të bukur.
Në vazhdimi nuk pati ndonjë rast nga asnjëra ekip dhe Spanja kështu shkon në pushim me epërsi 0-1.
Mbetet të shihet reagimi i Kosovës në pjesën e dytë.