Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët të kalojnë...

Kosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët të kalojnë kufirin me certifikatë lindjeje

Bregdeti malazez, më theks të veçantë qyteti shqiptar i Ulqinit, është një nga destinacionet e preferuara për kosovarët gjatë muajve të verës. Mirëpo, për familjet me fëmijë të vegjël, tashmë ka një problem tjetër. Fëmijët deri në moshën 16-vjeçare nuk mund të udhëtojnë me certifikatë të lindjes, por vetëm me pasaportë.

Mali i Zi, vitin që shkoi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

Zëvendësministri i Turizmit në Malin e Zi, Armend Milla apeloi qytetarët në Kosovë që të respektojnë këtë vendim deri në një tjetër pasi kështu do të mund të shmangeshin tollovitë dhe keqkuptimet në pikat kufitare.

Autoritetet në Kosovë konfirmuan për KosovaPress se i kanë kërkuar Malit të Zi që të lejohet kalimi i fëmijëve edhe me certifikatë lindjeje, pasi është në interesin e përbashkët një gjë e tillë, ndërsa po presin për një përgjigje.

Pika kufitare Muriqan-Sukobinë, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ka fluksin më të madh pasi ajo preferohet edhe nga kosovarët.

Milla tha se kanë pasur disa takime me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të diskutuar disa rregulla të reja, ndërsa u shpreh se ka pasur takime edhe me autoritetet në Shqipëri që regjistrimi i personave që kalojnë kufirin të bëhet vetëm një herë.

Në korrik të vitit të kaluar Mali i Zi ka marrë vendim që kalimi i kufirit për shtetasit e Kosovës të bëhet vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi. /KP/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments