Saturday, November 23, 2024
HomeSportKosova e gatshme për duelin me Suedinë, pas shumë kohësh dardanët do...

Kosova e gatshme për duelin me Suedinë, pas shumë kohësh dardanët do të luajnë në një stadium të stërmbushur

8 tetor, 2021 – Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

 

Dardanët kanë zbritur mbrëmjen e së premtes në stadiumin modern “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, aty ky nesër do të ketë edhe mijëra bashkëatdhetarë tanë në përkrahje të Kosovës.

Në stërvitjen e fundit djemtë dardanë janë shfaqur me disponim dhe humor të mirë, teksa me padurim e presin ndeshjen e nesërme, ngase pas shumë kohësh do të luajnë në një stadium të stërmbushur me tifozë, e ku një një pjesë e madhe e tyre do të jenë zë i fuqishëm dhe motivues për ekipin tonë kombëtar.

Stërvitja e sotme ka qenë me intensitet më të ulët dhe kryesisht i ka shërbyer lojtarëve për t’u ambientuar me fushën, teksa përzgjedhësi Challandes ka dhënë edhe këshillat e tij për lojën që duhet aplikuar kundër suedezëve.

Në këtë stërvitje ka qenë i pranishëm edhe Lirim Kastrati, i cili mungoi në stërvitjet paraprake për shkak të ekzaminimeve mjekësore. Ai ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit kryesisht me ushtrime të lehta dhe vrapime.

Stërvitjen nga afër, në shoqëri të presidentit Agim Ademi, e ka ndjekur edhe ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci Sherifi.

Ndërkohë në konferencën për media janë paraqitur përzgjedhësi Challandes dhe portieri Arijanet Muric. Timonieri i Dardanëve ka thënë se ndaj Suedisë do të dalin në fushë për ta konfirmuar formën e mirë të muajit shtator.

“Do të luajmë kundër një ekipi të fortë. Kemi luajtur në shtator ndeshje të mira dhe duam ta konfirmojmë formën që e kemi pasur në shtator. Është e qartë që Suedia është kundërshtar shumë i fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur, përfshirë edhe Kampionatin Evropian.

Presim një ekip shumë të fortë në aspektin fizik por edhe në aspektin individual sepse ka lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në ndeshje”, ka thënë Challandes.

“Edhe për këtë ndeshje ka presion sikurse në çdo ndeshje tjetër. Do të luajmë kundër një ekipi që në të njëjtin stadium e ka mposhtur Spanjën dhe presioni është normal jo vetëm në ekipin tonë, por çdo skuadër tjetër”, ka thënë ai.

Ndërkaq, portieri Aro Muric ka theksuar se Suedia ka një ekip shumë të fortë, por Kosova synon të befasojë. “Jemi të emocionuar dhe me padurim presim ndeshjen me Suedinë, jemi përgatitur mirë dhe shpresoj të tregojmë paraqitje të mirë.

“Pas ndeshjeve të shtatorit jemi kthyer me më shumë vetëbesim dhe mendoj që dyja ekipet do të kenë rastin të tregojnë paraqitje të mira.

“Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë si gjithmonë. Suedia edhe pa Zlatanin mbetet e fortë dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat në fushë. Po ashtu, përkundër mungesave, Suedia sërish mbetet ekip shumë i fortë”, ka thënë Muric.

Ndeshja Suedi – Kosovë, zhvillohet të shtunën në orën 18:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments