Thursday, November 21, 2024
HomeBotaKosova do të figurojë e pavarur në bankat gjermane

Kosova do të figurojë e pavarur në bankat gjermane

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë si shtet i pavarur.

Ajeti tha se gabimi i përfshirjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në platformat e “Volksbanken Raiffeisenbanken” nuk do të ekzistojë më, falë reagimit masiv dhe angazhimit diplomatik.

“Procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve të “Volksbanken Raiffeisenbanken”, ku Republika e Kosovës do të shfaqet si shtet i pavarur, do të zgjatë disa muaj dhe deri në prill të vitit 2025 do të përfundojë në tërësi”, tha Ajeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments