Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKosova bëhet lajm në botë: “Reuters” raporton për skadimin e afatit të...

Kosova bëhet lajm në botë: “Reuters” raporton për skadimin e afatit të 133 mijë vaksinave

Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters, ka raportuar për vaksinat e skaduara në Kosovë.

 

Sipas kësaj agjencie, Qeveria e Kosovës ka vendosur të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca, kundër COVID-19, pas datës së skadimit të tyre, pasi vendi po përballet me një rritje të ashpër të shkallës së vdekjeve nga koronavirusi.

“Vaksinat që do të shkatërrohen ishin pjesë e një donacioni nga Norvegjia, ku data e skadimit ishte 31 gushti”, shkruan Reuters.

Kjo media shkruan se vendimi për shkatërrimin e vaksinave shkaktoi shumë kritika, ku disa njerëz edhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë.

“Mosgatishmëria për të marrë vaksina, vështirësitë teknike gjatë përpjekjes për të bërë një termin në internet dhe propaganda për dëmet nga vaksinat e kishin vënë Kosovën ndër vendet me normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë, me 15.7%”, shkruan kjo agjenci.

“Në shtatë ditët e kaluara 157 njerëz vdiqën në Kosovë nga infeksioni koronavirus, dhe më shumë se 12 mijë raste të reja u regjistruan në mesin e 1.8 milion qyetaarëve të këtij vendi”.

“Rastet e reja i atribuoheshin tubimeve të tilla si dasmat dhe heqja e plotë e kufizimeve. Duke filluar nga kjo javë, janë vendosur kufizime të reja, përfshirë orë policore nga ora 22:00. deri në 5 të mëngjesit”, ka shtuar Reuters, transmeton klankosova.

Kjo agjenci në këtë artikull ka shkruar edhe për mërgimtarët për të cilët ka thënë: “Mijëra kosovarë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, të cilët kanë kaluar pushimet në Kosovë gjatë verës janë raportuar si raste pozitive kur janë kthyer në vendet e Evropës Perëndimore”.

“Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se shumë njerëz refuzuan të marrin vaksinën AstraZeneca pas “dezinformatave” se vaksinat tashmë kanë skaduar, gjë që i bëri njerëzit të qëndrojnë larg tyre”, ka shtuar kjo agjenci.

“Në Kosovë njerëzit mund të zgjedhin midis vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/BionTech. Por për shkak të disa raporteve mbi vaksinat AstraZeneca, njerëzit kryesisht kanë zgjedhur Pfizer/BionTech (PFE.N), (22UAy.DE)”.

“Vitia tha se në ditët në vijim Kosova do të marrë 500 mijë vaksina Pfizer/BionTech nga Shtetet e Bashkuara, dhe 250 mijë vaksina AstraZeneca nga Gjermania dhe Italia si donacione”, përfundon shkrimi në Reuters.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments