Kosova ka arritur në Batumi, pas një udhëtimi komod me “charter” nga aeroporti “Adem Jashari”.
Dardanët sot në orën 17:00 sipas kohës në Kosovë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “Batumi Arena”.
Kosova të enjten do të përballen me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Në këtë ndeshje do të mungojnë Milot Rashica i cili nuk është lejuar të udhëtojë për në Gjeorgji nga klubi i tij Norëich City, si dhe Lirim Kastrati i cili ka udhëtuar për në Poloni për të kompletuar transferimin te Legia.
Ndeshja ndaj Gjeorgjisë zhvillohet të enjte nga ora 18:00.