Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKosova anëtarësohet në EYCA, Kurti: Mundësi e përfitime për të rinjtë tanë

Kosova anëtarësohet në EYCA, Kurti: Mundësi e përfitime për të rinjtë tanë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar nëpërmjet një video se Kosova është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare Shoqata Evropiane e Kartës Rinore (EYCA).

Kjo organizatë me seli në Bruksel, bënë bashkë 30 shtete të Evropës, të cilat lëshojnë Kartën Evropiane Rinore për mbi 7 milionë të rinj.

“Pas aplikimit të suksesshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qeveria do ta ofrojë kartën pa pagesë për të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare, pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, aftësive apo statusit socio-ekonomik. Karta do të jetë e qasshme në formë digjitale, në të gjitha gjuhët zyrtare të vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se kjo kartë do të ofrojë qasje në mbi 60,000 zbritje dhe benefite në transport, akomodim, kulturë, sport, arsim, shërbime dhe produkte kudo në Evropë.

“Për më tepër, Qeveria do të punojë së bashku me sektorin publik dhe privat të Kosovës për të ofruar zbritje dhe përfitime brenda Kosovës, të cilat do të vlejnë edhe për vizitorët dhe turistët e rinj të huaj që vijnë në Kosovë. Ndërsa me masat si skema Young Cells, bursat e Ministrisë së Arsimit, dhe grantet e mobilitetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mijëra të rinjve po ju mundësohet mobiliteti në Evropë për përvoja arsimore, garuese dhe profesionale”, ka thënë kryeministri.

Nga viti 1991, EYCA është partner institucional i Këshillit të Evropës dhe në këtë cilësi merr pjesë në zbatimin e programit të Marrëveshjes së Pjesshme për Mobilitetin e Rinisë përmes Kartës Rinore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments