Halit Shehu dhe Fitim Frroku janë arrestuar diten e sotme pasi kundrejt dhënies së rryshfetit, Shehu tentoi të futet në punë si mësues do qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.
Gjykata e Posaccme pranoi kërkesën e prokurit Sotir Kllapi, i cili ndaj dy të arrestuarve ka ngritur akuzën e “Ushtrimit tëndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas dosjes, bazuar në bisedat telefonike dhe relacionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore, më datën 27 shtator 2021, Halit Shehu ka biseduar në telefon me Fitim Farrukun, me detyrë punonjës në Këshillin e Qarkut Dibër. Gjatë bisedës rezulton se Haliti bën përpjekje të punësohet si mësues, por e ka të vështirë. Për këtë kërkon ndihmën e Fitimit, i cili i ka thënë që të marrë diplomën dhe në CV dhe të nesërmen të takohen.
Më pas Haliti komunikon me bashkëshorten dhe nga biseda ajo i kërkon që të takojë Fitimin., pasi ky i fundit ka miqësi me drejtorët që kanë në dorë punësimin e tij.
Bashkëshortja e udhëzon Halitin që t’i japë lekët që ka me vete, por ai i përgjigjet se vetëm 80.000 lekë ka me vete. Haliti bashkëbisedon sërish me bashkëshorten, e cila i thotë se ajo punë ka mbaruar dhe se do të punësohet pasi ai t’ia japë shumën e parave Fitimit, ndërkohë që takimi mes tyre është lënë paraditen e datës 28 shtator.
Pas përgjimeve, ata janë vënë nën vëzhgim nga policia gjyqësore. Nga përgjimi i bisedave telefonike dhe vëzhgimi i ambientit është parë se Haliti dhe Fitimi janë takuar në një lokal në Dibër dhe Haliti i ka dhënë një zarf, në të cilin dyshohet se janë paratë.
Pas disa minutash, ata janë ndarë me njëri- tjetrin dhe Fitimi është larguar bashkë me zarfin, ndërsa më pas ka telefonuar një person tjetër dhe janë lënë të takohen. Në këtë moment ka ndërhyrë agjentët në terren duke arrestuar në flagrancë Halit Shehun dhe Fitim Frrokun.