Koreja Veriore ka thënë se ka testuar një raketë të re anti-aeroplan të enjten. Ky është testimi i katërt i armëve nga shteti komunist për më pak se një muaj.
Testimi më i ri u bë vetëm disa ditë pasi Koreja Veriore lëshoi një raketë hipersonike, për të cilën besohet se ka kapacitete bërthamore, shkruan BBC.
ojnë perspektivë më të madhe për jostabilitet dhe pasiguri.
Pjongiangu thotë se armët e tij janë të nevojshme për vetëmbrojtje, duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore për standarde të dyfishta.
Testimet e fundit po shihen si shenjë e qartë që Koreja Veriore nuk ka synime për ta ngadalësuar zhvillimin e armëve, pavarësisht sanksioneve të rrepta.
Ndryshe, Koreja Veriore është në izolim për më shumë se një vit. Ky vend gjatë pandemisë e ka ndërprerë pjesën më të madhe të tregtisë me aleaten më të ngushtë, Kinën, dhe ekonomia mendohet se është në gjendje të tmerrshme.