Ai sot bashkë me Dutch Cycling Embassy bënë shëtitje me biçikleta në Prishtinë, teksa shton se duhet ta bëjnë Prishtinën qytet të lehtë për çiklistët.
“Jam shumë i lumtur që bashkërisht me Dutch Cycling Embassy, e bëmë një shëtitje të bukur me biçikleta në Prishtinë. Prishtina nuk është qytet i lehtë për çiklistët, por duhet ta bejmë të tillë. Sa më shumë, në Prishtinën tonë, aq më pak vetura”.
Zogaj njofton se në buxhetin e vitit 2023 është planifikuar blerja e kamionëve të rinj dhe kontenjerëve.
“Kemi mungesë të kamionëve dhe kemi mungesë të kontenjerëve! Këtë vit ka qenë e pamundur të blejmë kamionë të rinj, sepse nuk i kemi pas’ në buxhet! Blerjen e kamionëve të rinj e kemi planifiku në Buxhetin e vitit 2023. Gjendja është e rëndë dhe po bashkëndjejmë me ju, por do ta përmirësojmë shpejtë sepse e kemi prioritet!!!”./Indeksonline/