Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca viziton nesër Shqipërinë, s’ka takim me Ramën

Konjufca viziton nesër Shqipërinë, s’ka takim me Ramën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë qëndirmit në Tiranë, kryeparlamentari pritet ta takojë homologun e tij shqiptar Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën.

Në agjendën e publikuar nga Kuvendi, nuk përmendet se Konjufca do ta takojë shefin e rizgjedhur të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Agjenda e vizitës është kjo:

”10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi Vendi: Kryesia e Kuvendit (Deklaratë për shtyp)

11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta Vendi: Presidencë

12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha”.

Klan Kosova ka pyetur njërin prej anëtarëve të stafit të Kryeparlamentarit Konjufca, nëse nesër ai do të ketë takim me  kryeministrin Edi Rama, megjithatë është thënë se nuk ka ndryshim të agjendës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments