Kryetar i Kuvendit Glauk Konjofuca, tha se të gjithë shqiptarët duhet të jenë të pandashëm siç kanë qenë Isa Boletini dhe Ismail Qemaili.
Sipas tij, mesazhi i tyre i ka mbijetuar kohës dhe ka qenë frymëzim për shumë breza. Ai nuk la pa përmendur edhe shumë gra e vajzave që u vranë e dhunua gjatë luftës së fundit. Përderisa tha se e gjithë rezistenca e shqiptarëve fillojë me Skënderbeun.
“Nga Isa Boletini erdhëm te shtatorja te Ismail Qemailit sepse ata ishin të pandashëm e mendoj që të pandashëm duhet të jemi edhe sot ai ishte mesazhi i tyre i cili i mbijeton kohës”.
“Bëmë nderime tona edhe te Memorial Heroinat të mos i harrojmë gratë dhe vajzat të cilat luftuan por edhe shumë gra vajza të cilat ishin të dhunuara gjatë luftës dhe i mbijetuan luftës dhunimeve me të tmerrshme të pushtuesve serb”.
“Dhe në fund e lamë nderimin e fundit te ai i cili filloj gjithçka këtu e 580 vjet më përpara në Krujë ku edhe filloi nëntori ku i prodhoj të gjithë nëntorët e tjerë pra është një vazhdimësi një përpjeke e pashkëputshme e shqiptarëve”.