Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca për Grenellin: Njeriu kah i merr paret qashtu duhet të veprojë

Konjufca për Grenellin: Njeriu kah i merr paret qashtu duhet të veprojë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për ish-emisiarin e presidentit Donald Trump, për Kosovë dhe Serbi, Richard Grenell. Konjufca për Grenellin tha se duhet të kihet parasysh fakti nga paguhet ai, sepse në koordinim me pagesën ashtu edhe vepron.

Konjufca deklaroi kështu derisa u pyet për lidhur me Grenellin dhe relacionin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“…Le bre se na tranove me qat Grenell… e shumë ma mirë me ju referu asaj se çfarë obligime ka marrë Grenelli, obligime të cilat mundesh me i derivu ti prej faktit se në çfarë pay-rolli (pagesë mujore) është”, është shprehur Konjufca.

“Njeri kah i merr rrogën dhe paret qashtu duhet me vepru”, ka thënë Konjufca.

E analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, para një jave pati thënë se shteti serb e paguan për lobim Grenellin, edhe pse pak ditë më parë e mohoi deklaratën e tij.

Për relacionin Kosovë-SHBA, Konjufca tha se marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë të mira dhe të shkëlqyeshme.

“Relacioni i Kosvës me SHBA-në kanë qenë gjithmonë të mira dhe të shkëlqyeshme, por nuk duhet të harrohet që ky relacion shkon para së gjithash për shkak të kontributit të jashtëzakonshëm dhe për të cilin të gjithë jemi falendërues për shtetin amerikan për popullin e Kosovës. Relacioni është mes popullit dhe SHBA’së. Tash qeveritë… SHBA-ja gjithmonë na ndihmon neve si Kosovë dhe gjithmonë e kanë qëllimin e mirë, që ta përmirsojnë drejtësinë… përmes projekteve…”, ka thën Konjufca.

“Në anën tjetër SHBA-ja neve nuk na kursen si Kosovë si qeveri dhe institucion prej atyre që ata i shohin si defekte, për këtë duhet të jemi falendërues se kështu bën një mik i mirë”.

“Nëse unë të kam mik, ta them gabimin, nëse nuk ta them atëherë të marr në qafë. SHBA-ja kështu është gjithmonë”.

“Sa herë të del raporti i State Department aty ka kritika të rënda, aty shkruan për qeveritë e kaluara… korruopsioni është enorm, sidomos për disa aspekte. E para përmendet trafikimi i krimit të organizuar, kontrabanda, ryshfeti dhe tenderomania, së paku për raportin 2020, ato janë të tmerrshme me i lexu. Tash SHBA-ja kur thotë kështu, ti thu vetëmeveti gjuha qenka qaq e rëndë sa që SHBA-ja po dashkan me shti në listë të zëzë. Por, SHBA-ja me Kosovën ka relacion tjetër, e konsiderojnë aq të afërt Kosovën, sa që lirinë dhe shtetndërtimin e konsiderojnë produkt të vetin… prapë ka relacione të ngushta, nda ndihmon, shtyn përpara njohjet e Kosovës… e sa i përket kësaj qeverie unë po ta them me bindje të plotë që koxha moti nuk ka pasur relacion më të mirë të qeverisë, presidencës dhe parlamentit me SHBA-në”.

Tutje, Konjufca tha se relacioni Kosovë-SHBA duhet të shihet në videoadresimin që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia bëri institucioneve të Kosovës verën e kaluar.

“Unë mendoj që relacioni me SHBA-në duhet me këqyr adresimin që na e bëri presidenti Biden gjatë verës kur ju drejtua presidentes, qeverisë, institucioneve tona përmes një video të publikuar, edhe ti aty e sheh një lidhje të fortë speciale të Shtëpisë së Bardhë me institucionet dhe ata që i ka votuar populli në zgjedhjet e lira demokratike”, shtoi Konjufca

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments