Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca: Lista Serbe po shantazhon në mënyrë publike, por ne s’do të...

Konjufca: Lista Serbe po shantazhon në mënyrë publike, por ne s’do të pranojmë kurrfarë shantazhi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar sot lidhur me mosfunksionimin e mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit.

 

Konjufca ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotu në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Por ai theksoi se këto shantazhe të Listës Serbe nuk do të trajtohen.

“Ma merr mendja që Lista Serbe është duke e bojkotu qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme kryesinë e Kuvendit të Ksoovës. Është e papranueshme për ne pasi ne nuk pranojmë kurrfarë shantazhi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, aq më keq që Lista Serbe është duke e bërë shantazhin në mënyrë publike pa e fshehur dhe bile bile me një strategji të shfaqjes së këtij bojokoti. Simiq po vjen këtu, po shfaqet pra s’është se po mungon nga fillimi. Po vjen me na tregu që është pastaj në momentin që po e sheh që ne bashkë me të po jemi katër, që është mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes po largohet që të mbesim tre e të mos mund funksionojë kryesia e të mos mund të merr vendime”, tha ai.

Konjufca theksoi se beson që në mbledhjen e ardhshme PDK veçse do të vendos për nënkryetarin e saj në kuadër të Kryesisë së Kuvendit dhe kësisoj s’do të kenë më probleme në mungesë të kuorumit.

“Kështu ndodhi në mbledhjen e fundit, sapo filluam ne me e mbajt mbledhjen dhe ishim katër, Sllavko Simiq sapo e pa që jemi në pragun e kuorumit të nevojshëm për të marrë vendime ai u largua, foli në telefon me dikë dhe u largua nga mbledhja e ne s’mund të vazhdonim më tutje.Prandaj dështoi në këtë mënyrë, e këtë e ka bërë edhe sot. Ishte më herët dhe u largua e përmes kësaj Lista Serbe do të tregojë një lloj kushtëzimi, por ky kushtëzim nuk pranohet e refuzohet dhe mendoj se me zgjedhjen në seancën e ardhshme të nënkryetarit nga radhët e PDK-së do të konsolidohet më mirë Kryesia dhe s’do të vërehet kurrfarë bojkoti nga ana e Listës Serbe”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments