Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca: Kosova nuk e ka obligim formimin e Asociacionit pa njohje de...

Konjufca: Kosova nuk e ka obligim formimin e Asociacionit pa njohje de facto

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur skeptik se Kosova do të pranojë ndonjë version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe deri më 2 maj kur pritet një takim i nivelit të lartë në Bruksel.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që deri me këtë datë Qeveria e Kosovës të ketë një propozim për Asociacionin.

I pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, Konjufca tha se nuk përjashtohet mundësia që edhe propozimi i ri që do të bëjë grupi menaxhues, të mos pranohet nga Kosova.

“Nuk e përjashtoj se as ky tjetri [versioni i ri i Asociacionit] nuk do të funksionojë duke parë përbërjen e këtij ekipi të menaxhimit, që është i përbërë edhe nga deputetët të Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën”, deklaroi Konjufca.

Ai tha më tej se nëse propozimi është në interes të Serbisë, atëherë ekipi menaxhues, sipas tij, duhet të shkarkohet.

Më tej Konjufca tha se pret që të sqarohet situata më 2 maj, kur pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kosova duhet të tregojë se nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet ta bëjë asnjë hap, pa u realizuar binari i parë e që është njohja de facto [nga Serbia]”, tha Konjufca.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments