Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca kërkon që të anulohet fushata zgjedhore ose të shtyhen zgjedhjet e...

Konjufca kërkon që të anulohet fushata zgjedhore ose të shtyhen zgjedhjet e 17 tetorit

Për shkak të gjendjes alarmante me Covid-19, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në 10 ditë.

Në përkrahje të tij dolën kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit propozoi fushatë veç 5 ditë.

E anulim të fushatës zgjedhore tashmë po kërkon kryekuvendari Glauk Konjufca.

Ai thotë se s’do të duhej të lejohej mbajtja e fushatës zgjedhore para zgjedhjeve të tetorit.

“Fushata zgjedhore jo vetëm që duhet të shkurtohet por unë do të thoja ndoshta të hiqet krejt për shkak të pandemisë.

Së pari mua mu dukën shumë të arsyeshme adresimet edhe të z.Abdixhiku edhe të z.Krasniqi sa i përket zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore. Unë pajtohem plotësisht me këtë qëndrim”, tha Konjufca në T7.

Konjufca po ashtu, ka vlerësuar se, bazuar në gjendjen pandemike që po mbizotëron në Kosovë, do duhej të shtyheshin zgjedhjet lokale, të përcaktuara të mbahen më 17 tetor.

“Kjo nuk varet prej meje [shtyrja e zgjedhjeve] por nëse do të thoja mendimin tim personal unë mendoj që zgjedhjet do të duhej të shtyheshin.

Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve mendoj që është kompetencë e presidencës. Por me sa di unë presidentja vendimin e saj e merr pas rekomandimit të IKSHPK’së”, ka deklaruar kryekuvendari

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments